11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Asnjë i vdekur dhe 11 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Ndërkohë, 11 persona janë shëruar dhe 314 raste janë aktive në gjithë vendin.
Sa i përket vaksinimit, numri i qytetarëve të imunizuar ka shkuar në mbi 1.65 milionë.