11 raste dhe 1 viktimë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.723 testime, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 4 pacientë të shëruar.
Ndërkaq si pasojë e infektimit me Covid-19 ka ndërruar jetë 1 person.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 884.593 testime në të gjithë vendin. /SHENJA/