109 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë
Sektori për Punë të Brendshme -Shkup gjatë ditës së djeshme (17.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba, nga të cilat: 20 për tejkalim të shpejtësisë, katër masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, dy sanksione për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq…