BallinaMaqedoni

Ish kryeministri i Skocisë, Alex Salmond ndërroi jetë në Ohër

Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, teksa ligjëronte në Shkollën për Liderë të Rinj në Ohër, transmeton portali Lideri.mk. Lajmin e konfirmuan nga zyra e ish-presidentit Gjorge Ivanov, i cili është organizator i shkollës.

Gjatë ligjëratës, Salmondit i është përkeqësuar gjendja dhe është rrëzuar. Lajmin për portalin SAKAMDAKAZAM e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ata thonë se shkaqet e vdekjes do të përcaktohen më tej./Lideri