Maqedoni

10 raste të reja me virus, regjistrohet dhe një viktimë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2960 teste, prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Shkup-5, Tetovë-4 raste dhe një rast është regjistruar në Manastir.

Janë regjistruar dhe 5 pacientë të shëruar, 3 nga Shkupi, 1 Kriva Pallankë dhe 1 pacient i shëruar në Berovë. Ndërkohë që një pacient I moshës 64 vjeçare nga Strumica ka humbur betejën me Kovid-19.