Rajon - Botë

“1.000 të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur nga sulmi izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jabalia”

Është rritur në 1.000 numri i të vrarëve, të plagosurve dhe të zhdukurve në sulmin e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jabalia, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se “Numri i dëshmorëve, të plagosurve dhe të zhdukurve është rritur në 1.000”.

Al-Qudra nuk dha më shumë informacione në deklaratën e tij rreth orës 03:47 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Ishte bërë e ditur se dhjetëra persona humbën jetën dhe u plagosën në bombardimin e dytë që ushtria izraelite kreu ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës nën bllokadë. Ekipet e Mbrojtjes Civile dhe banorët e zonës filluan punimet e kërkim-shpëtimit.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza ishte theksuar se në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë sipas të dhënave paraprake humbën jetën 100 persona ndërsa u shkatërrua plotësisht lagjja “Blloku 6”, një nga vendbanimet civile që ndodhet në kamp.