Miratohet Projektligji për identifikim elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.
Po ashtu, në shqyrtim të dytë miratimin e deputetëve e ka marrë edhe Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, ku për kanë votuar 66 deputetë, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Në këtë seancë ishte paraparë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për inspektimet dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Produktet Biocide, por që në mungesë të ministrave për t’i paraqitur këto dy projektligji janë shtyre për seancën e radhës.
Në mungesë të kabinetit qeveritar nuk është trajtuar as raporti vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.