Kurti pret bashkëpunim të ngushtë me britanikun Stuart Peach
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas emërimit të Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se pret një bashkëpunim të ngushtë me Stuart Peach në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal.
Ai do ta merr detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.