Kosovë

Zyrtari i Trafikut në Kroaci: Shoferët duket se nuk janë ndërruar për kohë të gjatë, dhe pasagjerët nuk ishin të lidhur

Josip Mataija, Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci ka fol për aksidentin në të cilin mbetën të vdekur dhjetë kosovarë.

Një autobus me targa të Kosovës ishte aksidentuar gjatë ditës së djeshme duke dal jashtë rrugës në afërsi të Sllavonski Brodit duke shkaktuar vdekjen e dhjetë pasagjerëve gjersa dhjetëra janë lënduar.

“Ky është aksidenti i dytë më i rëndë në Republikën e Kroacisë. Ne patëm një aksident kaq të tmerrshëm në vitin 2008 në të cilin 14 shtetas çekë vdiqën”, tha ai në fillim, raporton n1.

Ai gjithashtu tregon se ligjet tona, si dhe rregulloret e Bashkimit Evropian, përshkruajnë sa kohë lejohen shoferët dhe kur ata kanë nevojë për pushim.

“Ata nuk duhet të kalojnë kohën e caktuar gjatë ndërrimit, e cila është nëntë ose 10 orë. Për fat të keq, gjëra të tilla ndodhin dhe me gjithë të mirat që mbart trafiku, ajo gjithashtu ka anën e saj shumë të shëmtuar dhe kjo është vdekja e njerëzve”, thotë ai .

Ai shton se ata kanë mjaft njerëz për të kontrolluar shoferët dhe autobusët.