BOTAMaqedoni

Zvicra fitoi Eurovizion 2024

Zvicra fitoi Eurovizionin e këtij viti , Nemo me këngën “The Code” arriti të triumfojë dhe mori gjithsej 591 pikë.

Me këtë fitore, Eurovizioni vitin e ardhshëm do të mbahet në Zvicër.

Zvicra fitoi shumicën e votave edhe nga juritë profesionale edhe nga publiku.

Pas Zvicrës, u radhitën Kroacia, Kroacia, Ukraina, Feanca dhe Izraeli.

Në fund të listës si më pak të votuara dolën Norvegjia, Austria dhe Sllovenia.

Rezultatet finale të Eurovizion 2024. Foto: Eurovision Song Contest (Facebook)

Në finale si mysafirë specialë performuan disa artistë si dhe fituesja e vitit të kaluar nga Suedia, Loreen.

Këtë finale ndonëse ishin të parapara të konkurrojnë 26 shtete, konkurruan vetëm 25 pasi Holanda u përjashtua pak para finales për shkak të një incidenti.

Shqipëria e cila u përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” këtë vit nuk arriti të kualifikohet në finale.

Maqedonia e Veriut për herë të dytë radhazi që nga viti 2004 nuk mori pjesë në festival.

As Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion pasi transmetuesi i tyre publik RTK nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).

Eurovizioni sivjet u realizua në masa të mëdha sigurie nga ankesat për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të bombardimit të Gazës. Në Evropë janë bërë thirrje dhe protesta të ndryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.

Eurovizioni këtë vit u mbajt në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.