Zv/ministri Abedini në Cërnilishtë: Politikat e kaluara ju kanë harruar, Alternativa është në disponimin tuaj!
Zv/ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedinj ka realizuar takime me banorët e Cërnilishtës, fshatit shqiptar në Prilep, të harruar nga politika.
“Prej tyre dëgjuam hallet e problemet që u tangojnë rreth bujqësisë në përgjithësi, e në veçanti rreth prodhimit të duhanit.
Alternativa mbetet e përkushtuar rreth çështjeve me rëndësi që i takojnë kësaj ane, konkretisht përsa i përket bujqësisë, por edhe çështjeve politike të shqiptarëve atje.
Mbase politikat e kaluara i kanë lënë në harresë, ne do jemi afër tyre për secilin hall e problem të tyre”, ka deklaruar Abedini pas takimeve me banorët e këtij fshati të lënë pas dore.