Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, udhëheq seancën e Qeverisë (Video)
Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, ka udhëhequr sot seancën qeveritare, shkruan gazeta LAJM.
Në këtë seancë po diskutohen pikat e radhës të prioriteteve qeveritare.
Në këtë mbledhje po mungon kryeministri Hristijan Mickoski i cili po merr pjesë në samitin e NATO në Uashington.
Gazeta LAJM ka siguruar videon nga seanca qeveritare me të cilën ka udhëhequr Mexhiti.