Zv/kryeministri Arben Fetai realizoi takim të frytshëm me përfaqësuesit e IRI-t
Zv/kryeministri Arben Fetai sot realizoi takim të frytshëm me përfaqësuesit e IRI-t Chris Brennan, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në vendin tonë, i shoqëruar nga Ilina Mangova, Këshilltare rajonale për Evropën dhe ekipin e tyre.
“E falënderova z. Brennan për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t në forcimin e institucioneve demokratike.
Ramë dakord të punojmë krah për krah për të rritur qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike”, deklaroi Fetai.