Zv.drejtori Selami thirrje partive politike të mobilizojnë mërgatën për regjistrim
Shkup, 26 gusht – Zv.drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami, sot edhe njëherë u ka bërë thirrje të gjitha partive politike pa dallim nëse janë në pushtet ose opozitë, të bëjnë thirrje masive për diasporën që edhe ato pak që kanë ngelur pa u regjistruar, të regjistrohen.
Deri në përfundim të regjistrimit kanë ngelur vetëm edhe 35 ditë ndërsa deri tani regjistrimi është zhvilluar pa pengesa, pavarësisht hutive në opinion se e njejta do të shtyhet, por kjo gjë nuk është e vërtetë përshkak se edhe kryeministri Zaev madje e konfirmoi se nuk bisedohet për një gjë të tillë.
Deri tani nga diaspora janë regjistruar 190636 persona por ky numër me siguri mund të arrijë së paku 200 mijë nëse edhe një herë mërgata mobilizohet për regjistrim dhe për të ndihmuar njëri tjetrin përshkak se shumica e qytetarëve atje nuk kanë njohuri për të punuar me kompjuter dhe për t’u regjistruar.
Ndryshe në vendin tonë regjistrimi fillon më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator./Zhurnal.mk