Maqedoni

ZSH: Koalcioni Besa-Alternativa kalon me rejting BDI-në

Sot nga disa miq që janë pjesë aktive e partisë qeveritare që ka porositë anketën e realizuar, i është bërë foto të njëjtës dhe i është dërguar mediave të vendit.

Në këtë anketë të zbuluar(fotografuar), shihet qartë se te partitë maqedone prinë VMRO-ja me 18.8% ndërsa te shqiptarët për herë të parë koalicioni Besa-Alternativa me 6.3% prinë para BDI-së që ka mbështetje 5.8% të anketuarve.

Në pyetjen “për cilën parti politike do të votonit nëse do të kishte zgjedhje javën e ardhshme?” , më shumë se 51% e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut refuzojnë të përgjigjen.

Nga ata që janë të vendosur, VMRO-DPMNE është në prirje bindëse me 18.8%, dhe 10.9% e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për LSDM-në.

6.3% do të votonin për koalicionin Besa-Alternativa, 5.8% për BDI-në, 4.3% do të votonin për Levicën, 3.5%për ASH-në dhe vetëm 1.4% për “Grupin e zjarrit”.

Në këtë anketë të fotografuar shihet se numri i të anketuarve është i madh, 2443 persona, anketa është realizuar nga data: 01.06.2023 deri më datën:15.06.2023,dërsa burimi i anketëse shihet të jetë ndonjë instituti me emrin CHM./ZSH