Maqedoni

ZNAM: LSDM është parti e paaftë

LSDM është parti e paaftë, e cila lejoi kapadaillëkun e BDI-së në të gjitha institucionet në vend, thotë lëvizja ZNAM, duke vazhduar kështu përplasjet, të cilat janë shpeshtuar tanimë një kohë, shkruan Alsat.

Në njoftimin e fundit, ZNAM vuri në dyshim legjitimitetin e liderit të Social Demokratëve, Venko Filipçe, duke theksuar se ai udhëheq partinë sipas udhëzimeve të ish-kryetarit Zoran Zaev.

“LSDM-ja është mësuar me parimin e dhënies së më pak rezistencë, secili të bëjë çfarë të dojë në oborrin e tyre, vetëm që të mund të ndjekin interesat e tyre të biznesit me qendrën e tyre kryesore në Murtinë. Kjo te lëvizja ZNAM nuk kalon. Ne i rekomandojmë kryetarit të LSDM-së të zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe drejtorit të fondacionit Zaev të investojë më shumë kohë në rindërtimin e partisë, sepse partia është në një gjendje para infarktit”, thonë nga Lëvizja ZNAM.

Këto akuza vijnë pas konferencës për shtyp të zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzevska, në të cilën ajo foli për aktivitetet e ZNAM-it në qeveri. Ajo tha se Maksim Dimitrievski nuk është kontrollues i punës së partive shqiptare, por se partia e tij luftoi vetëm për të qenë pjesë e koalicionit qeveritar për të marrë funksione të caktuara. LSDM beson se mosmarrëveshjet ZNAM-VLEN në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të automjeteve zyrtare nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, janë “përpjekje tragjikomike” e partisë së Dimitrievskit për t’u distancuar nga VLENI. Nga ana tjetër, LSDM-ja sot nuk iu përgjigj kritikave të ZNAM-it ndaj Filipçes./ Alsat.mk