Lajmet e reja

Zjarri në Tetovë, Emshiu: Po më kërcënojnë me jetë pas deklaratave

Inspektorati sanitar shëndetësor ka kryer kontroll lidhur me informacionet se familjarët e pacientëve kanë qëndruar në qendrën për kovid në Tetovë dhe me ditë të tëra janë kujdesur për të afërmit e tyre. Inspektorati nuk zbardhi detaje nga inspektimi por tha se me të dhëna konkrete do të dalin pas përfundit të hetimit.

Ekipi i Alsat edhe sot takoi familjarë pacientësh që u sillnin ushqime të afërmve dhe pranonin se kanë qëndruar në qendrën për kovid.

Sa ditë keni ndejt brenda? “Njëmbëdhjetë ditë kemi ndejt brenda”.

Inserte, familjaret ulur përpara internos

Disa familjarë u ankuan se pasi treguan që kanë qëndruar brenda në qendrën për kovid, janë kërcënuar nga persona të ndryshëm. Rasti i fundit është edhe ai i Ibdi Emshiut, vëllai dhe babai i të cilit ishin viktimat e zjarrit tragjik. Ai tha se ishte kërcënuar nga disa persona të panjohur që të mos jep prononcim. Rasti është konfirmuar edhe nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës. Nga policia tha se në bazë të detyrimit zyrtar, inspektorë nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, kanë marrë në pyetje personin në fjalë dhe po punohet për verifikimin dhe dokumentin e rastit, thonë nga SPB Tetovë.

Për kërcënimin e familjarëve të pacientëve dhe viktimave reagoi edhe politika.

“Ditëve të kaluara po bëhet presion mbi familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit të Tetovës. Ibin Emshiu, i riu që humbi babanë dhe vëllain në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë kanë denoncuar se u bëhet presion që të nënshkruajnë peticion në mbrojtje të njërit drejtor të spitalit të Tetovës, në stil të njëjtë si tentimi i drejtorëve të klinikave të Shkupit për të shpëtuar Filipçen”- tha Sela.

Kreu i ASH-së Ziadin Sela bëri thirrje që të ndalojë presionet e tilla dhe hetuesit të bëjnë detyrën e tyre siç thotë pa ndërkëmbëza politike.