Zjarri në Kokino është nën kontroll, vatra aktive në “Kokinski doll”
Zjarri në Kokino është vënë nën kontroll, por njësiti i zjarrfikësve nga Staro Negorçani informon se ekipi po përgatitet për rrugën e pakalueshme deri tek tre vatra në “Kokinski Doll”, ku nuk mund të intervenohet me makina.
“Për momentin ekipet tona dhe pjesëtarët e armatës po nisen në drejtim të këtyre tre vatrave. Gjithë natës ekipet janë në terren, pjesërisht është lokalizuar”, deklaroi Dalibor Trajkovski, komandant i njësitit të zjarrfikësve.
“Në rajonin e Kumanovës, tërësisht është shuar zjarri në Mugrash dhe Pezovo, ekipet tërë natën kanë shuar zjarrin që shihej nga pjesa lindore e Kumanovës. Për momentin ka zjarr në anën tjetër të kodrës, në rrethin e fshatit Beljakovce”, tha Dejan Ilievski, komandat i “NjTZ-Kumanovë”.