Zjarrfikësit e Tetovës kthehen nga Turqia – pak në numër por me zemër të madhe
Ekipet e Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti, sic përcjell KlanM, në orët e hershme të mëngjesit janë kthyer nga Turqia në Tetovë.
Në emër të qytetarëve, Komuna e Tetovës ka falënderuar për kontributin e dhënë në shpëtimin e banorëve të prekur nga tërmeti.
“Njësiti ynë u angazhua në maksimum për të ndihmuar popullin turk me të gjitha kapacitetet e saja. Pak në numër por me zemër të madhe, NJTKZ ka bërë krenar çdo qytetar të vendit me veprat e tyre. NJTKZ do jetë çdoherë pranë të gjithë atyre që do kenë nevojë, pasi ky është misioni i tyre. Urojmë që fatkeqësitë e tilla të mos përsëriten asnjëherë!” – thuhet në një njoftim të Komunës së Tetovës postuar në profilin zyrtar në Facebook.