September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Zjarr në afërsi të shkollës fillore në Sllupçan

Nje zjarr ka filluar të përhapet në afërsi të shkollës së fshatit Sllupçan në komunën e Likovës.

Motivet e zjarrit ende nuk dihen, përderisa në vendin tonë kemi dhe disa vatra të tjera aktive të zjarrit.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë të ditur se janë në terren gjatë gjithë kësaj kohe duke ndihmuar në shuarjen e zjarreve me mjete nga toka dhe nga ajri.

Aktualisht nuk ka informacione shtesë zyrtare, lidhur me zjarrin në fshatin Sllupçan. /tvklan.mk