September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Zjarr i madh ka përfshirë një fshat në Maqedoni, digjen tri shtëpi, po i afrohet pompës së benzinës (Video)

Dy shtëpi janë djegur plotësisht dhe një shtëpi pjesërisht nga zjarri i fuqishëm në Novosellë të Strumicës, transmeton Lideri.mk.

Për shuarjen e zjarrit në Novosellë janë dërguar helikopterë të policisë dhe ushtrisë, njofton QMK.

“Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot pasdite në hambarin e një shtëpie në komunën e Novosellës, i cili më pas është përhapur me shpejtësi në tri shtëpi fqinje. Zjarri përhapet shumë shpejt dhe aty pranë ka një pikë karburanti. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 30 zjarrfikës nga Strumica, por në oborret e shtëpive ka shumë lëndë djegëse, gjë që vështirëson shuarjen. Një helikopter policie dhe një helikopter i ushtrisë janë dërguar në vendngjarje. Policia ka filluar të veprojë dhe ushtria do të jetë aty në çdo moment. Shtëpitë digjen në anën e majtë të rrugës kryesore përmes Novosellës nga drejtimi i Strumicës”, njoftojnë nga QMK./Lideri