Ziberi porosi Ali Ahmetit: Mos shkel premtimet parazgjedhore për kryeministrin shqiptar (Video)
Avokati i Popullit dhe kandidati për kryeministër shqiptar i BDI-së, Naser Ziberi në një intervistë për Alsat thotë premtimet për kryeministrin shqiptar nuk duhet të shkilen.
“Një rregull parimor në politikë është se premtimet nuk shkilen, për arsye se të bën të pabesueshëm para elektoratit. Unë besoj se do të realizohet kjo pa ose me Naser Ziberin”, theksoi Avokati i Popullit, Naser Ziberi. Ai me këtë deklaratë i ka çuar porosi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.