Maqedoni

Ziadin Sela: Populli vendos për Qeverinë dhe jo Mickoski me kukullat e tij

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se populli vendos për Qeverinë dhe jo Mickoski me kukullat e tij dhe shtoi se ashtu siç vendosën më 24 prill, të njëjtën do ta bëjnë edhe më 8 maj duke i thënë po Europës.

“E dashur Tetovë, Shkup, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Strugë. I dashur popull, të dashur njerëz të cilët keni ardhur me një dhe vetëm një porosi, me një porosi të qartë, ju jeni njerëzit që vendosni vet për fatin tuaj, ju jeni populli që vendosni me votën tuaj dhe ushtroni sovranitetin tuaj. Ju jeni këtu për  t’i dhënë porosi Mickoskit e gjithë këtyre kukullave të tij se nuk vendosin ata, jeni ju popull që vendosni me votën tuaj për ardhmërinë tuaj dhe ashtu siç ashtu vendosët më 24 prill, po njësoj më 8 maj akoma më fuqishëm do të vulosni po Europën dhe jo Rusinë”, tha Ziadin Sela.