Maqedoni

ZIADIN SELA BËN DENONCIMIN E FORTË: QEVERIA RROGËN E ARSIMTARËVE E NDAN PËR USHTARËT PARTIAKË, KANË MUNDËSI QË TË RRISIN PAGAT

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, ka denoncuar duke thënë se qeveria rrogën e arsimtarit e ka ndarë për ushtarët patriake për të siguruar votat në zgjedhjet elektorale.

Sela tha se qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mundësi që të rritë rrogat e arsimtarëve edhe pa rritur inflacionin.

“A ka mundësi RMV që të rritë rrogat dhe mos rritë inflacionin? Po ka mundësi. Rrogën e arsimtarit e ke marrë dhe e ke ndarë tresh që të punësosh ushtarë patriak për zgjehdje elektorale. Ka plot me qindra raste nëpër shkolla dhe unë besoj se kur flet kryetari i një opozite duhet të merret si denoncim.”, tha Sela.

TË KEMI NJË PROCES ME LISTA TË HAPURA, E BËN GARËN MË DEMOKRATIKEPublished 53

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i SH-së, Ziadin Sela, ka propozuar që procesi i votimit të bëhet me lista të hapura.

Sipas Selës përmes këtij vendimi do të kemi një garë më demokratike dhe do të rrisin cilësinë e prezantimit.

“Komuna e Kërçovës nuk do të jetë e ndarë në dy legjione. Manastiri është i ndarë në dy dhe shumë komuna të tjerë. Edhe ky duhet të ndryshohet. Unë bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë ta analizojnë sepse është praktike kjo ndarje dhe afatgjatë.

Kjo na bën interesant si shtet, dalliemt që kemi me njëra tjerën. Listat e hapura nuk mjafton të përmenden dhe ti bësh bisht duke bërë eksperimente. Menjëherë të merret vendim për lista të hapura, sepse e bën garën me demokratike. Rrit cilësinë e prezantimin”, tha ai.

DIMËR I VËSHTIRË PO VJEN”, ZIADIN SELA: JA HAPAT QË DUHET TË NDJEKË QEVERIA PËR TU SIGURUAR QYTETARËVE BUKËN E GOJËSPublished 22

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme ka folur për krizën që ka goditur Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij qeveria nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj krize, teksa parashtroi disa hapa të cilat qeveria duhet të ndjekë për përballimin e kësaj situate.

Sipas Selës, shteti duhet të shkonte te bujqit dhe tu ofronte atyre materialin e parë për të mbjellë tokën në mënyrë që të siguronin bukën për qytetarët.

“Gjatë gjithë këtyre viteve është kapur sistemi. Do të vijojmë të kemi kriza. Demokracia është e pandarë me libralizmin. Prandaj ne do të përballemi me krizën, ne hymë nga kriza në krizë për shkak se prioritetet e qeverisë nuk janë me hap me kohën. Është gjëja më e lehtë të flasësh për luftën në Ukrainën, të flasësh për dimrin e vështirë që na pret.

Pikërisht pasojat kryesore që do të vërehen nga ky konflikt duhet të ishin llogaritur që do të vijnë një vit më pas. Një qeveri e përgjegjshme merr masa për të mos hyrë në krizën tjetër. Këto janë dy vendet që eksprotojnë grurin dhe ajo që pritet të ndodhë është mungesa prandaj dueht të marrë masa, mirëpo unë nuk kam dëgjuar asnjë masë nga ministri i bujqësisë. Minimumi që kjo qeveria duhet të bënte ishte nëse ka kapacitete RMV që të sigurojë bukën e gojës? Po ka. Shteti duhet tu shkonte bujqëve dhe tu ofronte derivat pa para që të mbillte tokën”, tha Sela.

MAQEDONI“ALTERNATIVA NUK KA MBAJTUR ASNJË PREMTIM”, SELA: KANË HESHTUR DHE PIJNË KAFE ME AHMETIN

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela. /news33.tv