Maqedoni

Zhduket një person nga Tetova, 50 policë do vihen në kërkimin e tij bashkë me shpëtimtarët

Qendra për Menaxhim me Kriza vazhdon të hetojë personin e zhdukur nga fshati Tenovë të Komunës së Bërvenicës.

Siç njoftojnë nga QMK-ja, në terren ndodhen dy punonjës të QRMK Tetovë, 5 persona nga NJTKZ Tetotë, tre policë nga SP Zhervojan, tre persona nga Komuna e Bërvenicës si dhe kryetari i komunës dhe një zhytës.

“Për largimin e drunjve që ndodheshin në Lumin Vardar u angazhua një eskavator në pronësi private. Drunjtë e rënë u hoqën anash lumit në fshatin Tenovë dhe u intervenua te diga e fshatit Radiovcë. Dy zhytës kërkuan në lum. Supas të dhënave të deritashme trupi ende nuk është gjetur”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Ata shtojnë se kërkimi duhet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim dhe krahas angazhimit të njerëzve të deritashëm duhet të dalin edhe 50 policë të tjerë.