Maqedoni

Zhduken tre fëmijë në Shkup në moshë 13, 15 dhe 16 vjeç, në tre raste të ndara

Në tre raste të ndara, policia mori raportime për të mitur të zhdukur, duke përfshirë një vajzë 15-vjeçare dhe dy banorë të Fshatit për Strehim të Fëmijëve SOS dhe një institucioni publik për përkujdesjen e fëmijëve të moshës 13 dhe 16 vjeç, transmeton portali Lideri.mk.

Gjatë natës, në ora 01:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, M.A.(50) nga Shkupi ka raportuar se vajza e saj M.A. (15) është larguar nga shtëpia.

Një ditë më parë, në Stacionin e Policisë Karposh, në IKSH është marrë njoftim se i strehuari i tyre H.S. (16), i cili edhe më parë ishte larguar nga institucioni dhe ishte kthyer, transmeton Lideri.mk.

Dje në orën 15, në Stacionin e Policisë Gazi Babë ka ardhur denoncimi nga Fshati i Fëmijëve SOS në lagjen Çento se i strehuari i tyre Ç.D. (13) është larguar nga institucioni.

Po ndërmerren masa për gjetjen e tre të miturve, njofton MPB./Lideri.mk