Zgjedhjet, Toshkovski: Parakushte për zgjedhje korrekte
Zbatimi i zgjedhjeve të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, do të jetë sfida më e madhe për ministrin e brendshëm tekmnik nga VMRO-DPMNE. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai tha se do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira, por shfaq dyshimet e tij për sa i përket emërimit të shefit të ri në SPB Tetovë disa ditë para emërimit të tij si ministër.
Toshkovski tha se dyshimet shtohen për faktin se Qeveria nuk lejoi zëvendësimin e tij, ashtu që do të ketë siguri të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, transmeton TVM2.
“Mekanizmat e mi janë brenda dispozitave të ligjit, të cilat synojnë të mundësojnë parakushtet e duhura, të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur zgjedhje korrekte dhe demokratike. Ta forcojmë sa më shumë atë pjesë me policisë, të kërkojmë mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtarë, OSBE ODIHR shprehu shqetësim të madh për këtë fakt, ajo pjesë do të mbulohet intensivisht nga vëzhguesit nga ana e tyre”, u shpreh ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski.
Tashkovski hedh poshtë akuzat për “skenar rus”
Sa i përket akuzave për skenarë rus dhe për ndikimin rus në VMRO-DPMNE, Toshkovski tha se ky është një manipulim politik, pasi sipas tij orientimi strategjik i VMRO-DPMNE-së është Bashkimi Evropian.
“Ne e dimë se VMRO DPMNE është partia e parë që në statutin e saj ka përcaktuar saktë dhe qartë se ku e sheh veten dhe ku e sheh shtetin, dhe kjo është, natyrisht, si pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e NATO-s dhe asgjë tjetër. Prandaj mendoj se është një përpjekje për të manipuluar qytetarët”, theksoi Toshkovski.
Ministri Toshkovski premtoi se do të gjejë zgjidhje edhe për personat që mbushin 18 vjet dhe nuk kanë nxjerrë ende dokument personal. Ai tha se para zgjedhjeve do t’u mundësohet nxjerrja e dokumenteve, në mënyrë që edhe këto persona të kenë të drejtën e votës.