Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Kriva Pallankë
VMRO-DPMNE dhe koalicioni, kanë vazhduar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kriva Pallankë, ku kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se vendit i duhen ndryshime, edhe sa i përket presidentit, edhe sa i përket Kuvendit. Ndërsa ka ftuar qytetarët, të votojnë në bazë të asaj se si jetojnë aktualisht.
“Si bëhet përzgjedhja? E e para, a jetoni më mirë? A keni ekonomi më të mirë, a keni shëndetësi më të mirë, apo mbrojtje sociale? Ju, qytetarët e Kriva Pallankës, a ndjeheni më të sigurtë?”, tha kandidatja për Presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
Bartësi i listës në njësinë e tretë zgjedhore, Dragan Kovaçki, tha se me platformën 1198, obligohen për investime kapitale në vlerë prej 3 miliard eurosh, por edhe tërheqjen e investitorëve të huaj dhe përkrahje për ekonominë vendore.
“Me platformën 1198, obligohemi për 50 milion euro për sportin, rritje lineare të pensioneve për 5 mijë denarë për të gjithë pensionistët në vitin e parë të mandatit, respektimin e Marrëveshjes Kolektive në arsim, dhe më në fund, marrjen e asaj që e meritojnë, rroga më të larta për punëtorët arsimorë.”, tha bartësi i listës së kandidatëve për deputet të VMRO-së në njësinë e tretë, Dragan Kovaçki.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, duke folur para të pranishmëve, tha se aktualisht jetojmë në kohë të vështira, shteti ndodhet në kaos, ndërsa institucionet janë paralizuar.
“Kujtohuni vetëm në kaosin që për çdo ditë e përjetoni rreth jush. Korrupsionin që është aq i dukshëm. Pacientët nuk janë të sigurtë se çfarë terapie marrin, përfitohet pamëshirshëm në shpinën e më të ndjeshmëve. Nepotizëm gjithkund, drejtësi askund.”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Sipas Misckovskit, raportet e BE-së janë katastrofale, premtuan hapje drejt Evropës, por realizuan shtet të mbyllur. Kjo nuk është Maqedonia që e doni dhe e meritoni, prandaj këto zgjedhje janë mundësia e fundit për shpëtim, theksoi Mickoski, në Kriva Pallankë.