Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Osmani ka qëndruar në Radovish

Gjatë ditës së djeshme, kandidati presidencial i “Fronit Evropian”, Bujar Osmani ka qëndruar në Radovish, ku ka vizituar bizneset e atjeshme, si dhe ka ndarë programin e tij në takimet me qytetarët në çarshinë e Radovishit.

Po ashtu Osmani ka vizituar edhe shoqatën e turqve të Maqedonisë Lindore, ku u bë edhe shtabi i Partisë Demokratike Turke në Radovish.

Nga Radovishi, kandidati i “Frontit Evropian” ka udhëtuar drejt Shtipit, ku ka realizuar takim me simpatizuesit e partisë demokratike turke, e cila është pjesë e “Frontit Evropian”.

Osmani ka vizituar edhe xhaminë e vetme të Shtipit “Kadin Ana”, ndërsa ka takuar edhe myftiun e Shtipit, për t’i uruar festën e Bajramit.

Osmani ka qëndruar edhe në fshatin Radanji në Karbinci, ku ka takuar banorët e atjeshëm të përkatësisë turke ku është gostitur edhe me bakllava.

Pas vizitës dhe takimeve në zonën e 4 zgjedhore, Osmani ka qëndruar në Buzallakovë të Velesit, ku po ashtu është pritur nga përkrahësit e tij dhe “Frontit Evropian” të cilët i ka njoftuar me ofertën e tij presidenciale.