Zgjedhjet parlamentare: Unioni i Romëve, pjesë e Frontit Europian
Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, zyrtarisht iu bashkangjit edhe partia “Unioni i romëve”, të cilët do të garojnë bashkarisht në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Marrwveshja u zyrtarizua me nënkshrimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe Kryetares së partisë, Fatima Osmanovska.
“Ju do ta provoni parteneritetin me BDI-në, nuk ka nevojw të bëni kërkesa sepse unë vi nga një komb që ka qenë i diskriminuar, nga një populate, e cila ka qenë e mbivotuar, nga një popullatë që ka qenë e margjinalizuar. Prandaj, të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komunitetit romw është i barabartë me të gjitha komunitet e tjera. Do të bëjë edhe të pamundurën por në këtë mandat duhet të ketë deputete rome dhe ajo duhetë jetë, Fatimja”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton TVM2.
“Në cilin front të qëndrojë komuniteti ynw rom, nëse jo në Frontin Evropian. Cilët partnerw duhet t’i zgjedhe komuniteti romë nëse jo ato me të cilët ndajmë vizion, ideologji dhe qëllime të njejta. Të kemi një jetë të barabartë dhe dinjitoze për romët, shqiptarët, turqit, vllehët, boshnjakët në shtetin që e kemi atdhe të gjithë”, theksoi kryetareja e partisë, “Unioni i Romëve”, Fatima Osmanovska.
Deri më tani pjesë e Frontit Evropian janë PDSH, partia “Populli”, Partia Demokratike Evropiane dhe Partia Demokratike e Turqve. Ndërsa, BDI është në bisedime edhe me Aleancën për shqiptarët krahu i Ziadin Selës, që të bëhet pjesë e këtij koalicioni.