Zgjedhjet parlamentare, partitë po përgadisin listat për deputetë
Përveç kandidaturave për president të cilat tanimë janë të njohura, disa nga partitë politike akoma janë në procedurë të përzgjedhjes së listave për deputet. Social demokratët tanimë kanë bërë të ditur se në njësinë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë kreu i partisë Dimitar Kovaçevski. Njësisë së dytë zgjedhore do ti prij Oliver Spasovski. Njësisë së tretë Sanja Llukarevska. Në njësinë e katërt bartës liste do të jetë Venko Filipçe. Në njësinë e pestë Jovan Mitreski dhe bartës në njësinë e gjashtë do të jetë Sllavjanka Petrovska. Nga VMRO-DPMNE kanë bërë publik programin zgjedhorë ndërsa pritet që të publikojnë edhe listën e kandidatëve për deputet. Për programin e shpalosur të VMRO-DPMNE-së, kritika kanë adresuar nga LSDM.
“Në vend të programit, DPMNE u ofron qytetarëve premtime të reja boshe. Kryeqyteti Shkupi dhe mbi 40 komuna që janë nën ombrellën e DPMNE-së janë shembulli më i madh i të gjitha premtimeve të rreme të kësaj partie. Ata premtuan komuna moderne, transport falas, eko autobusë, projekte kapitale, salla sportive, parqe, shkolla, rrugë, tuba uji. Kanë kaluar 2.5 vjet dhe DPMNE nuk ka bërë asgjë. Kryetarët nga DPMNE kanë realizuar 0 projekte.”, tha Martin Kostovski nga LSDM.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së sipas të cilëve LSDM pa e lexuar Programin kritikon dhe gënjen.
“Qytetarët e dinë se VMRO-DPMNE kur premton një projekt e realizon. Ata nuk sollën një investim të huaj, përkundrazi mburren me ato që ka sjellë VMRO-DPMNE. Paralajmëruan një fabrikë për makina elektrike në Tetovë dhe kompania me të cilën mburreshin aq pompozisht falimentoi. Ata me vite nuk kanë mundur të ndërtojnë 2 kilometra autostradë deri në Bllacë, autostrada Kërçovë-Ohër që ua la VMRO-DPMNE-ja nuk ka lëvizur nga pozitat në të cilat ishte para ardhjes së LSD-së.”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Në kampin shqiptar Kualicioni VLEN ka bërë të ditur se njësisë së parë zgjedhore do ti prijë Izet Mexhiti, njësisë së dytë Afrim Gashi, në njësinë e gjashtë Bilall Kasami, ndërsa ende nuk dihet emri i bartësit në njësinë e pestë zgjedhore që pritet të zgjidhet nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit. Në BDI ende nuk janë bërë publik emrat përveç njësisë së gjashtë zgjedhore ku dihet se bartës do të jetë kreu i integristëve Ali Ahmeti.
Nga Partia Politike “E Majta” kanë njoftuar në njësinë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë lideri i partisë Dimitar Apasiev. Në njësinë e dytë zgjedhore është Amar Mecinoviq. Njësisë së tretë zgjedhore do ti prinë Borislav Krmov, njësisë së katërt Sashko Jançev. Në njësinë e pestë zgjedhore e para do të garojë Jovana Mojsoska ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore partia “E majta” do të kryesohet nga Igor Dimeski.
Nga prtia politike “E DI” e udhëhequr nga Kryetari aktual i Komunës së Kumanovëes dhe kanditatit për president Maksim Dimitrievski bartës i listës në njësinë zgjedhore numër një është Boban Karapejovski, Daniel Stojçevski është bartës në njësinë e dytë zgjedhore, Pavle Arsovski në njësinë e tretë, njësia e katërt do të udhëhiqet nga ekonomisti Mile Cekov, Vesna Bendevska e para në zonën e pestë zgjedhore dhe bartëse i listës në njësinë zgjedhore numër 6 është Nebojsha Zaharievski.