Opinion

Zgjedhjet Parlamentare kaluan si kaluan dhe në fund përfunduan

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Zgjedhjet Parlamentare kaluan si kaluan dhe në fund përfunduan. Tani edhe parlamenti i saj u formua me emrimin edhe të kryetarit z. Afrim Gashin. Kanë ca punë për të kryer sipas procedurave dhe të e formojnë qeverinë dhe të emërojnë edhe kryeministrin e qeverisë ministrat. zv, ministrat, drejtoritë etj.
Këta në vend që sa më shpejtë duhet të i rrumbullaksojnë këto procedura dhe të ia fillojnë punës dhe të i drejtojnë sytë nga populli, sepse të gjitha këto funksione u morën nga populli dhe tani dhuhet të ia kthejnë borxhin e votës që ia dha populli në kutinë e votimit.

Gjithçka kërkojmë nga populli dhe pasi të i marrin postet e tyre e harrojnë popullin.Që në fillim e kanë përzier leshin dhe e kanë bë shëllungë në furkë. Njëri thotë unë jamë i dyti, tjetri i pari, por sipas meje asnjëri nukj është as i pari, as i dyti e as treti. Që në fillim menjëherë filluan zënkat në mes vete jo për popull, por vete se kush të futet në qeveri dhe kusht të marr poste më tepër.

Po kjo dihet shumë mirë dhe e thjeshtë le të i ndajnë votat e shqiptare dhe le të shkojnë së bashku në qeverei e mos të bëjnë gazin e botës të ndahen vëllai me vëllan e të bashkohen me romë, turq, torbesh e dreq, sepse kur të vijë interesi i shiptarëve këta largohën nga shqiptarët dhe shkojnë te maqedonasit. Një proverb popullore thotë: I yti ta han mishin, por ti ruan eshtrat!