Maqedoni

Zgjedhjet fer dhe demokratike, forumet rinore nënshkruan deklaratë

Forumet rinore të 42 partive politike nënshkruan deklaratën për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Akti i nënshkrimit të Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit, që ka filluar në vitin 2014 dhe mbahet para çdo zgjedhjeje.
“Forumet rinore janë segment tejet i rëndësishëm në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve dhe janë të një rëndësie të posaçme, pasi që në vete përfshijnë përqindje të lartë të të rinjve dhe me sjelljen e tyre gjatë zgjedhjeve dhe fushatave drejtpërdrejt ndikojnë në sjelljen e një grupi të madh të qytetarëve.”, – deklaroi Biljana Janeva nga Instituti – Ohër.
Nga KShZ-ja thonë se realizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është detyrim i të gjitha palëve të përfshira në proces.
“Sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike nuk është detyrë që bie vetëm në kurriz të KShZ-së ose cilit do subjekt tjetër. Kjo kërkon përpjekje kolektive dhe përkushtim nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë edhe partitë politike, organizatat qytetare dhe më me rëndësi, nga të gjithë qytetarët.”, – theksoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, informon TVM2.
Edhe kandidatët për president kanë nënshkruar deklaratën për proces zgjedhor fer dhe demokratik. Nga shtatë kandidatët, vetëm Stevçe Jakimovski nuk firmosi deklaratën, i pakënaqur nga ndarja e parave dhe mungesa e debateve midis kandidatëve.