Maqedoni

Zgjedhjet brendapartiake në LSDM/ Ministrja Petrovska: Mendoj të kandidohem për kryetar të LSDM-së!

Ministrja aktuale e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, gjët një prononcimi për “Fokus” ka potencuar se është duke menduar që t`i hyjë garës për Kryetar të ri të LSDM-së, pasi lideri aktual Dimitar Kovaçevski paralajmëroi zgjedhje brendapartiake pas rezultatit zgjedhor të socialdemokratëve në zgjedhjet e dyfishta.

“Mendoj të kandidorem për Kryetar të LSDM-së, por vendimi n përfundimtar do ta marrë pasi të nis procedura” – ka deklaruar Petervska për “Fokus”.

Javorja “Fokus” shkruan se krahas Petrovskës, si kandidatë potencial si liderë të LSDM-së përmenden edhe Zoran Zaevi, Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski, Venko Filipçe, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Jovan Despotovski, Igor Ivanovski, Gordan Georgiev, Nikola Popovski e të tjerë.

LSDM-ja paralajmëroi se do të nis takimet e udhëheqësisë partiake dhe Këshillit Ekzekutiv, për të filluar procedura për thirrjen e Kongresit llogaridhënës lidhur me rezultatet zgjedhore të partisë.

Në Kongres pritet të shqyrtohen shkaqet e rezultatit, analizat e zbatuara dhe raportet për punën e LSDM-së, kurse pritet të definohen edhe afatet dhe mënyra e zbatimit të zgjedhjeve brendapartiake./tvklan.mk