Maqedoni

Zgjedhjet 2024, VLEN tubim me diasporën në Cyrih

Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën. Ky ishte mesazhi i Kandidatit të kualicionit VLEN për president, Arben Taravari bashkë me liderët në tubimin e mbajtur me diasporën në Cyrih të Zvicrës. Taravari kërkoi mbështetjen e mërgimtarëve për ta bërë ndryshimin siç tha ai më 24 prill dhe 8 maj.

“Të dashur mërgimtar shum me rëndësi e kemi 24 prillin, kush fiton më 24 prill 8 maji është gati kapitulimi. Ne e kemi shum shum me rëdnësi atë ditë. E dij se këtu keni punë jeni të angazhuar keni familje, por keni ndikim të jahstëzakonshëm andej.”, u shpreh kandidati për president i VLEN, Arben Taravari.

Bartësi i lsitës në njësinë e gjashtë zgjedhore të kualicionit Vlen Bilall Kasami, tha se si kryetar i komunës së Tetovës por edhe Arben Taravari si kryetar i Gostivarit kanë dëshmuar qeverisje të mirë, prandaj kërkon votën e qytetarëve që qeverisja e mirë të bartet edhe në nivel qëndrorë, me rrotacionin politik pas më shumë se 22 vite.

“Votoni për opcionin i cili ofron zhvillim ekonomik, i cili ofron zhvillim të arsimit, zhvillim të shëndetësisë, zhvillim të kulturës, njëherësh me të njejtën votë ju do të dënoni bashk të gjith ata të cilët për 30 vite na përçanë na vranë na diskriminuan na maltretuan gjithandej ka shkojmë.”, tha Bilall Kasami, bartës i listës së VLEN-it në njësinë e 6 zgjedhore.

Kualicioni VLEN në listat për deputet garon në 6 njësitë zgjedhore, përfshi njësinë e 4 ku bartës liste është Mendurim Zermanovski.

“Plani VLEN 2030 me politikat tona ekonomike dhe zhvillimore ne do të arrijmë që në vitin 2030 të jenë 150 euro për kok banori. Edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit sepse ne nuk jemi mkundër maqedoanseve as kundër ndonjë etnie tjetër ne jemi kundër diskriminimit të shqiptarëve.”, tha Mendurim Zermanovski, bartës i listës në njësinë e 4 nga VLEN.

Kualicioni VLEN sonte do të vazhdojë fushatën me tubimin në qytetin e Gostivarit, ku do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për kandidatin për president Arben Taravari dhe kandidatët për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore./TVM2