Zgjedhjet 2024, Spasovski: Mos të harrohet 27 prilli i përgjakshëm
Bartësi i listës së kandidatëve për deputet të LSDM-së dhe koalicionit për Ardhmëri evropiane Osliver Spasovski, ka përkujtuar 27 prillin e përgjekshëm të vitit 2017, duke theksuar se kjo nuk duhet harruar dhe nuk guxon të lejohet që të përsëritet.
Kjo ishte dita më e zezë në historinë e demokracisë në Maqedoni, epse më 27 prill të vitit 2017 kishte sulm në Kuvend dhe plan për të vrarë deputet, gazetarë dhe personeli profesional i kuvendit, thekson Spasovski.
Sipas tij dhunuesit ishin të nxitur nga VMRO-DPMNE, prandaj nuk duhet të lejojmë që dhunuesit të quhen mbrojtës të kushtetutës, e as të fallen për veprën e kryer.
Sipas Spasovskit është shum me rëndësi që ta kuptojnë të gjith se ky regjim i djatht i asaj kohe ka kryer sulm ndaj kushtetutës, shtetit dhe ndaj demokracisë.
Një qasje e tillë e një partie politike e cënon demokracinë dhe liritë e njeriut dhe shtetit potencon Spasovski.
Kjo sipas tij duhet të jetë motiv që më 8 maj qytetarët të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për LSDM-në dhe kualicionin.