Maqedoni

Zgjedhjet 2024, KSHZ vendos rivotim në 7 vendvotime

Zyrtarisht të mërkurën do të ketë përsëritje të votimeve në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në njësinë e gjashtë zgjedhore. Këtë e vendosi KShZ në seancën e saj të 105-të, pasi parapraksiht Gjykata Administrative konfirmoi vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjithsej shtatë vendvotime.
“Duke marrë parasysh se Gjykata Administrative i konfirmoi vendimet e KSHZ-së dhe i hodhi poshtë paditë e parashtruesit. Propozoj që të përsëritet votimet në këto vendvotime dhe propozojë që të votojmë. Kush është për? Konstatojë se njëzëri Komisioni e miratoi vendimin që të votohet në këto vendvotime”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Konkretisht bëhet  fjalë për vendvotimet 1470 dhe 1470/1 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunë të Krushevës, 1844 në Komunë të Strugës, 1272 në Komunë të Ohrit, si dhe 2101 në Komunë të Zhelinës.
“Fushata do të zgjasë deri më 20 maj, që i bie deri të hënën në ora 00:00. Personat që veçmë kanë qenë të lajmëruar si të sëmurë në këto vendvotime do të vazhdojnë të vlejnë, por nuk do të ketë mundësi për paraqitje të personave të ri prë shkak se bëhet fjalë për ri-votim. Sa i përket të përfaqsuesve zyrtarë nga ana e kandidatëve kanë mundësi të bëjnë ndryshime apo të propozojnë në qoftë se më herët nuk kanë propozuar. E njejta vlen edhe për anëtarët në kësillat zgjedhor të cilët janë të propozuar nga ana e partive politike”, theklsoi antari i KSHZ-së, Boban Stojanovski.
Gjithashtu KSHZ  në mbledhjen e saj njëzëri, por me mungesë të nënkryetraresDitmire Shehu shpalli edhe rezultatet finale të zgjedhjeve, por me atë që përsëritja e votimeve një njësinë pesë dhe gjashtë mund të ndikojë në ndryshimin e deri në dy mandateve, në dëm të Fronmtit Europian.
Përndryshe në lidhje me vendimin e KSHZ-së për rivotim nuk është pajtuar Fronti Europian, të cilët paten parashtruar padi në Gjykatën Administrave, por e njejta ditë më pare hodhi poshtë si të pabazuara të shtatë paditë e këtij koalicioni.