September 29, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, “Guximshëm për Maqedoninë” vazhdon fushatën

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, përkatësisht kryetari i partisë “Integra”, i cili njëherit është edhe bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore, Lupço Ristovski, propozon normë negative tatimore për produktet ushqimore që paraqesin minimumin ekzistencial, siç janë buka, qumështi dhe vaji për konsum.

“Për prodhimet primare, përkatësisht grurin, qumështin e dhive, deleve, lopëve, si dhe për lulediellin. Kjo nënkupton për bukën, vajin për konsum, ne do të targetojmë çmimin e bukës 20 denarë, çmimin e qumështit 30 denarë, çmimi i vajit për konsum 40 denarë.”, – theksoi Lupço Ristovski nga “Guximshëm për Maqedoninë”.

Po ashtu ai propozon edhe faljen e borxheve ndaj qytetarëve të cilëve përmbaruesit u kanë bllokuar llogaritë, si për shkak të borxheve ndaj shtetit, ashtu edhe të kompanive të ndryshme. Bartësja e listës në njësinë e parë zgjedhore, Dobrila Andonovska, ka takuar qytetarët e kryeqendrës, me ç’rast ka prezantuar propozimin për rritjen e mjeteve që ndahen për rastet e humbjes së vendit të punës. Ajo propozon që nga 1,5 këto mjete të rriten në 3%.

“Të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët do të mbeten pa punë në çfarëdo baze, falimenton forma, e largojnë nga puna, e detyrojnë të nënshkruajë marrëveshje se e lëshon vendin e punës me marrëveshje, e kështu me radhë, secili qytetarë që do të mbetet pa punë të mundet në përputhje me përvojën e punës të marrë kompensim nëpërmjet institucioneve tona. Propozojmë që pakoja për ndihmë të përhershme financiare të jetë i garantuar në 18 mijë denarë. Kjo është në pjesën e punës dhe sociales dhe në këtë pako është ndërtimi i shtëpive për të moshuar dhe qendrat geriatrike në të gjitha qytetet.”, – deklaroi bartësja e listës në njësinë zgjedhore 1 nga “Guximshëm për Maqedoninë”, Dobrila Andonovska.

Në pjesën e pakove sociale gjithmonë duhet të fitojnë shuma më të mëdha, si pako sociale për familjet që janë më të rrezikuara, në të cilat nuk ka asnjë anëtarë të familjes të punësuar apo kanë në familje persona me pengesa, thonë nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”.