Maqedoni

Zgjedhjet 2024, GROM-i shpalos programin për mbrojtjen e mjedisit

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” në vend të tubimeve zgjedhore ka vendosur që ditët e ngelura deri më 8 maj t’i shfrytëzojë duke realizuar takime të rastësishme me qytetarët. Sipas nënkryetares së GROM-it dhe bartëses së njësisë zgjedhore 1, Dobrila Andonovska, në këtë mënyrë synojnë që të prekin deri te të gjithë ata qytetarë që nuk kanë arritur t’i bindin gjatë fushatës presidenciale. Një nga prioritetet e koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë” është edhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe në këtë drejtim vendi ka nevojë për projekte të mëdha, tha Andonovska.

“Para se gjithash do të bëjmë përpjekje që të futemi me disa master plane. Nuk mundeni ju të luftoni për diçka të madhe nëse nuk keni master plan. Ja t’i lidhë këtu liqenin e Prespës dhe Ohrit, dikur kishte qendra skijimi në Galiçicë, ku mbeten qendrat tjera të skijimit ku organizonim kupën e Malit Sharr, ku mbetet Mavrova. Kanë mbetur në duart e individëve privatë që shqetësohen vetëm për përfitimin personal.”, – deklaroi bartësja në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Dobrila Andonovska.

Bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore, Lupço Ristovski, nga “Guximshëm për Maqedoninë”, i cili është edhe kryetar i partisë “Integra”, ka reaguar ndaj propozimit të VMRO-DPMNE-së, që Maqedonia të ketë Kushtetutë qytetare. Sipas tij, Kushtetuta civile e Maqedonisë është një nga konceptet më destruktive që mund të shfaqet në skenën politike.

“Nëse lëvizim jashtë bushtit dhe futemi në zonën e konceptit të shtetit civil, atëherë do të zhduket shtetformësia e popullit maqedonas. Ta keni të qartë të gjithë, nëse kemi Kushtetutë civile, populli maqedonas do të zhduket. Do të bëhemi të barabartë me të gjithë.”, – theksoi bartësi i listës në njësinë zgjedhore 2, Lupço Ristovski.

Na jepni besimin tuaj më 8 maj, që të kemi deputetë në Kuvend, të bëhemi kështu korrektues dhe balancues i pushtetit, apelon Ristovski deri te qytetarët. Ai thotë se vota dhe mbështetja për koalicionin

“Guximshëm për Maqedoninë” do të mundësojë që t’i behet presion VMRO-DPMNE-së, që mos t’u nënshtrohet kërcënimeve ekstreme për ndryshimet kushtetuese, që mund të vijnë nga Bullgaria, Greqia ose nga partitë politike shqiptare. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja nuk do të ketë fuqi të qëndrojë dhe të mbrojë interesin nacional, pasi siç thotë, ekstremizmi shqiptar i ndryshimeve kushtetuese nuk ndalet.