Zëvendësministri në detyrë i MPB-së, vizitë në Ohër
Situata e sigurisë në Ohër është e favorshme, qytetarët janë të sigurt, krimet dhe aksidentet në trafik janë zvogëluar, theksoi zëvendësministri në detyrë i punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, i cili ishte për vizitë në këtë qytet.
“Vlen të theksohet se në nivel të Ohrit kemi një ulje të krimeve me 13.5%. Situatën e sigurisë e vlerësuam të favorshme në nivel të kënaqshëm, me rritje të efikasitetit në aktivitet me 46%. Kemi një rritje të kallëzimeve penale në fushën e krimit ekonomik për 35% dhe në atë të krimit klasik me 10%. Vlen të përmendet se numri i aksidenteve të trafikut në zonën e SPB-Ohër është ulur për 4% dhe numri i aksidenteve të trafikut me lëndime trupore është zvogëluar për 9%. Në të njëjtën kohë, nga inspektimi i punës së shërbimeve administrative këtu në Ohër, mund të konstatoj se gjendja është e rregullt.”, – deklaroi zëvendësministri i MPB-së, Mitko Bojmacaliev.
Zëvendësministri në detyrë shtoi se gjatë vitit 2020, pas më shumë se 20 vitesh, me mjete të buxhetit të MPB-së dhe një donacion çek, u dhanë dhe pesë mjete të reja për policinë e vendit. Ndërsa vizita ishte pjesë e një sërë vizitash në njësitë organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbarë vendin, me qëllim të njohjes së rezultateve të deritanishme dhe planifikimit të aktiviteteve të ardhshme.