Maqedoni

Zëvendësiministri Hasani takohet me ambasadorin turk, Hasan Sekizkök: “Thellojmë bashkëpunimin me Turqinë!”

“Thellojmë bashkëpunimin me Turqinë!”, ka njoftuar zëvendës ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, pas takimit me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Sekizkök. Bashkëpunimi në sferën e shëndetësisë, ka qenë tema kryesore e takimit, transmeton gazeta Lajm.
Njëkohësisht Hasani dhe Sekizkök kanë biseduar edhe mundësitë e bashkëpunimit në përballjen e dy vendeve me pandeminë që ka përfshirë mbarë botën.
Ata kanë shprehur gatishmëri që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me intensitet edhe më të madh.