Zëri i Amerikës: Antikorrupsioni kërkon që Ramiz Merko të ndiqet penalisht
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko
Antikoггupsionerët kërkojnë që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të ndiqet penalisht për shpërdorim financiar të konstatuar në hetimin e tyre, por edhe nga revizorët shtetëror. Përgjegjësi penale kërkohet edhe për kryetarin e Gjykatës Penale të Strugës, i cili personalisht ka lejuar që buxheti i Komunës të jetë 50 milionë denarë, edhe ishte me shumë borxhe, njofton Portalb.mk.
Furnizimet e dyshimta, harxhimi irracional dhe gjithsesi blerja e makinës luksoze zyrtare prej 70.000 eurove “Audi A6”. Antikoггupsioni ka dorëzuar iniciativë e cila prej Prokurorisë së Shkupit nëpërmjet Prokurorisë së Strugës ka përfunduar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ku po ndiqet edhe një parahetim për shitje ilegale të objekteve.
“Prej vitit 2018-të në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion janë formuar tre lëndë prej të cilave një për konflikt të kompetencave dhe e njëjta është ridërguar në PTHP Strugë për veprim. Në lëndën për furnizimin e tre makinave zyrtare për Komunën e Strugës prej të cilave edhe makina luksoze Audi A6, që ishte hapur me iniciativë të dorëzuar nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit në vitin 2019-të dhe është në procedurë parahetimore dhe priten gjetjet e ekspertizave, pas së cilës do të ketë vendim prokurorial për rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Lënda tjetër ka të bëjë me shitje të paligjshme të objekteve dhe gjithashtu është në procedurë parahetimore. Duke e pasur parasysh se procedura parahetimore sipas ligjit është e fshehtë, për momentin nuk mund të ndahen detaje në lidhje me lëndën”, informojnë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Për Antikorrupsionin nuk ka asgjë kontestuese edhe në lëndën “Fshati Spanjoll” ku parcela në Vodno kanë blerë nëna dhe bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe një biznesmen i cili me vite ka bashkëpunuar me Ministrinë dhe është fitues i një numër të madh të tenderëve.