Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi sfidon publikisht Ali Ahmetin :Le të tregojë Ali Ahmeti se kur në kohën e tij është arrestuar dikush për përdhosjen e flamurit kombëtar

Gjatë takimit në Haraçinë, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, adresoi incidentet e fundit që ndodhën gjatë festës së flamurit, duke ofruar një qëndrim të prerë dhe të bazuar në fakte.

“Pati përpjekje për destabilizim, ku u përdhos flamuri shtetëror dhe u arrestuan ata që ranë pre e mashtrimeve të BDI-së. Por është po aq e vërtetë se u arrestuan edhe ata që përdhosën flamurin kombëtar,” theksoi Ibrahimi.

Ai sfidoi drejtpërdrejt Ali Ahmetin, duke pyetur:

“Le të tregojë Ali Ahmeti se kur në kohën e tij është arrestuar dikush për përdhosjen e flamurit kombëtar.”

Ibrahimi vlerësoi se kjo ndodh vetëm kur politika udhëhiqet me duar të pastra dhe pa hipoteka, duke nënvizuar se qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve për destabilizim