Zeqiri: Mos bojkotoni marketet shqiptare, mos bojkotoni marketet e lira!
Arben Zeqiri nga ASH e Selës ka bërë thirrje që mos të bojkotohen marketet shqiptare por ato të oligarkëve të Mickoskit.
“Mos bojkotoni Kipper Market, Alda Market dhe Dauti – Komerc, mos bojkotoni marketet që mbajnë çmime të ulta dhe reale. Bojkotoni marketet që realisht ju vjedhin, oligarkët e Mickoskit dhe partnerët e sponzoruesit e partive në pushtet, të cilët i mbrojnë dhe lejojnë të ju plaçkitin.
Thirja e kryeministrit dhe funksionarëve qeveritarë për bojkot të gjitha marketeve është tentim për defokusim nga problemi real dhe tentim për gjeneralizim, me qëllim fshehjen dhe mbrojtjen e plaçkitësve të vërtetë.
Qeveria dhe kryeministri nuk duhet të bëjnë thirje për bojkot dhe të gjeneralizojnë. Qeveria ka mekanizma dhe institucione për të kontrolluar situatën, për të ulë taksat dhe akcizat që do të ndikonte në uljen drastike të çmimeve, si dhe për të dënuar e vendosur marzhat e ulta të fitimit për ato markete dhe produkte që kanë fryrë çmimet në mënyrë të paarsyeshme.
Thirja për bojkot është vetëm një tentim për t’i mashtruar qytetarët, për ta rritur presionin mbi tregëtarët dhe prodhuesit e drejtë, për ta gjeneralizuar problemin dhe për t’i mbrojtur oligarkët që sponsorizojnë edhe fushatën antishqiptare të kësaj Qeverie. Të gjithë e dijmë kush i ka çmimet e shtrenjta dhe kush na plaçkit” – ka shkruar Zeqiri.