Zeqiri – Mehazit: Meqë s’keni fakte, sulmoni me shpifje
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka reaguar ndaj akuazave të opinioniatit Sulejman Mehazi i cili ditë më parë akuzoi funksionarët e ASH-së se janë rahatu në kolltuqe sa që nuk patën kohë të urojnë qytetarët për ramazan. Zeqiri në reagimin e tij ka shënuar;
“I nderuar Sulejman Mehazi!
Nuk i bëni nder askujt, e as kauzës tuaj kur akuzoni për gjëra të pavërteta. Na vjen keq që nuk ju kemi dhënë asnjë arsye të shëndoshë, nuk keni ku na kapni për gabime dhe detyroheni të bëni ju gabime të këtilla qesharake. Ju ftojmë të vazhdoni e të ndiqni punën tonë dhe do të na nderoni nëse në të ardhmen na kritikoni e korrigjoni. Por, fillimisht verifikoni informacionet, që edhe lexuesit të ju trajtojnë më seriozisht.” përcjellë Top24
&https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0tYK8BEJia5JaecS3qDphe1y1oSQ7U3MSszXCkz9fjG7L73abGc2eRMhWcPZdoArHl&id=100000087189279&mibextid=Nif5oz;