Zelensky-Putinit: Shko në shtëpinë tënde!
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re, ndërsa ministri rus Sergei Lavrov po mban një konferencë shtypi në Moskë.
Presidenti i është drejtuar Vladimir Putinit: “Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde”, duke iu referuar ndalimit të bo
Ai tha se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Rusi jo në të gjithë botën “në shtëpinë tuaj. Ka mjaft prej tyre edhe atje. Rreth 150 milionë.”
Zelensky gjithashtu e krahason pushtimin e Rusisë me një virus, duke thënë se kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e saj të parë Covid.
“Ka kaluar një javë qëkur u sulmuam nga një tjetër virus”, tha presidenti ukrainas.