Maqedoni

Zekolli Shaqiri: Nëse i kërkoni fletëpronësitë do të shihni se cilët funksionarë kanë blerë prona në rrugën Shkup-Bllacë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri këmbëngul se vendosja e tabelës në Bllacë, pa mbishkrim në gjuhën shqipe është vepër e qeverisjes së kaluar dhe ish drejtuesve të Ndërmarrjes Publike, “Rrugët shtetërore” dhe ndërmarrjeve tjera të përfshira. Në një intervistë për televizionin Alsat, ajo tha se tabelat ishin porositur paraprakisht, ndërsa publikoi edhe dokumente sipas të cilave, siç thotë ajo del në pah se të gjitha porositë janë bërë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Zekolli u zotua se çështja do të zgjidhet dhe tabelat e reja do të kenë mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe. Ajo foli edhe për abuzimet që janë bërë në projektin Shkup-Bllacë.

“Sinjalistika e porositur, sipas projektit, është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, aty nuk përfshihet gjuha shqipe. Dhe unë e kam një dëshmi para meje, që del nga vetë projekti dhe ndoshta nuk e di sa shihet për të gjithë qytetarë, këtu jemi gjithçka vetëm në gjuhën maqedone dhe në gjuhën angleze…

Ju insistoni se këtë porosi e ka bërë ish drejtuesi, e ka bërë Ejup Rrustemi?

-Absolutisht është bërë nga ish drejtuesit e ndërmarrjes publike ‘Rrugët shtetërore”. U fol edhe për abuzime përgjatë trasesë së rrugës për në Bllacë, se ish funksionarë, madje, të BDI-së që kanë blerë prona për të bërë mallverzime, deri ku shkojnë këto keqpërdorime, abuzime dhe për kënd bëhet fjalë?

-Këto deklarata nuk janë vetëm deklarata në ajër, por janë deklarata të bazuara në fakte. Këto fakte shumë lehtë si gazetarë mund t’I investigoni dhe t’I gjeni fletëpronësitë dhe do ta keni shumë të qartë se në emër të kujt figurojnë pronat nëpër të cilat duhet të kalojë kjo rrugë. Kështuqë po, ka abuzime, unë e thash edhe në daljen time paraprake, mendoj se duhet t’ua lëmë organeve kompetente që ta ecin punën dhe ta shohin se çfarë abuzime dhe çfarë natyre janë nëpër këto rrugë”, deklaroi Kaltrina Zekolli, Zv ministre e transportit. /Alsat.mk