Zeka i reagon Grubit: Dikur flisnit keq për figurat shqiptare, tani s’e thoni një fjalë kundër Enver Hoxhës
Ndaj deklaratave të Artan Grubit të BDI-së, të thëna në ClickPlus ka reaguar Zeqirija Ibrahimi i Alternativës.
Duke aluduar në Grubin i cili refuzonte të komentonte deklaratat e liderit të patisë, Ali Ahmeti për Enver Hoxhës, ka deklaruar, “se dikur këta individë flisnin keq për figurat shqiptare, ndërkaq sot nuk e thonë asnjë fjalë të vetme për Enver Hoxhën”.
“Para do kohe pata shkruar për sfondin historik të Alternativës dhe u ngritën disa çuna e çupa që e pandehin veten analistë/analiste me komente tragji-komike, që më shumë ishin për keqardhje se për trajtim serioz. Sidoqoftë, ua ofrova mundësinë që të dalim të debatojnë publikisht, një ofertë që vlen edhe sot, por nuk ua mori mendja. Dhe, unë kam mirëkuptim për takatin.
Por, ajo për të cilën nuk kam mirëkuptim është se derisa ishin në gjendje të flasin me ofendim për figura të nacionalizmit autokton shqiptar, nuk ua mban të thonë asnjë fjalë për faktin se Enver Hoxha ka qenë kriminel antishqiptar, ndërsa kryetari i partisë shqiptare në pushtet mburret që është enverist.
Pak e çuditshme, apo?!”, shkruan Ibrahimi në lidhje me deklaratën e Grubit të thënë në ClickPlus.