June 26, 2024
Maqedoni

Zëdhënësi i ASh Zeqiri: Mickoski konfirmoi se VLEN nuk është kundër BDI-së, por kundër shqiptarëve

“Ranë maskat, u konfirmua e vërteta e betejës kundër shqiptarëve”, kështu tha zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri dhe shtoi se Hristijan Mickoski sot e konfirmoi se koalicioni me VLEN nuk është kundër BDI, por kundër shqiptarëve dhe përveç kësaj, Zeqiri tha se e konfirmoi se VLEN janë argatët e VMRO për t’i degraduar shqiptarët dhe arritjet e shqiptarëve.

“Ranë maskat, u konfirmua e vërteta e betejës kundër shqiptarëve. Mickoski sot e konfirmoi se koalicioni me VLEN nuk është kundër BDI, por kundër shqiptarëve. E konfirmoi se nuk e ka betejën me korrupsionin, por ka betejë nacionaliste. E konfirmoi se VLEN nuk janë partnerë, por argatët e VMRO për t’i degraduar shqiptarët dhe arritjet e shqiptarëve. Shumë poshtë ka ra pazari! Shumë shpejtë do të bëheni kapitulli më i errët i historisë më të re të shqiptarëve. Shumë shpejtë do të përfundojë edhe ky turp dhe do ta rikthejmë dinjitetin”, shkroi Zeqiri.