September 16, 2024
Rajon - Botë

Zbulohet edhe identiteti i 17-vjeçarit që u përfshi në kërcënimin terrorist në koncertet e Taylor Swift

Është identifikuar edhe personi tjetër, 17-vjeçari që planifikoi sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift në Vjenë.

Heute raporton se 17-vjeçari u identifikua si Luca K. dhe se ai ishte shok i 19-vjeçarit që u përfshi në këtë sulm.

I riu mohon gjithçka, shkruan Heute.

Megjithatë, gjatë hetimeve, policia konstatoi se ai e kishte vizituar xhaminë disa herë.

“Sepse e dashura ime jetonte në atë zonë në atë kohë”, u tha Luca K hetuesve.

Sipas kreut të sigurimit të shtetit, Omar Haijawi-Pirchner, ai ishte ndarë së fundi me të dashurën e tij.

Më 7 korrik ka folur në telefon me Beran A. për një orë, “por vetëm se ishim miq”, pohon 17-vjeçari.

Natën e 2 deri më 3 gusht 2024, ai ndodhej edhe në banesën e Beran A. në Ternitz.

Hetuesit dyshojnë se të dy po planifikonin sulme terroriste.

“Unë jam 17 vjeç dhe Berani ka një makinë. Ne donim vetëm të shkonim me makinë”, pohon i riu.

Ministria e Punëve të Brendshme për N1 hodhi poshtë pretendimet se 19-vjeçari është me origjinë kroate.

Fansat përpara koncertit të Taylor Swift
“Sa i përket të riut me origjinë kroate, sipas të dhënave tona, ai asnjëherë nuk ka qenë i regjistruar në territorin e Republikës së Kroacisë për nga vendbanimi, transiti dhe shtetësia”, thuhet në MPB.

Mes tyre është edhe një 15-vjeçar austriak me origjinë turke, i cili tashmë është i njohur për policinë. /Telegrafi/